12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Mushkolaj: Politikanët që sot “çojnë pluhur” rreth Asociacionit, të shohin se çka kanë votuar në 2008

- Advertisement -

Profesoresha dhe ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj ka deklaruar se sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nuk ka nevojë të bëhen ndryshime kushtetuese.

Madje ajo ftoi të gjithë politikanët të cilët siç tha ajo sot “çojnë pluhur” rreth Asociacionit të kthehen prapa në vitin 2008 dhe të shohin se çka kanë votuar.

“Jo Asociacioni nuk ka nevojë që të bëhen ndryshime kushtetuese, madje edhe i kisha ftuar edhe gjithë qytetarët, i kisha ftu sidomos politikanët të cilët sot çojnë shumë pluhur rreth Asociacionit le të kthehen dhe le ta shohin se çfarë kanë votuar në vitin 2008. Ne kemi ligjin për vetëqeverisje lokale dhe nëse ai ligj për vetëqeverisje lokale kombinohet me marrëveshjet e arritura deri më tash, do ta shohim se në të vërtetë do të  vjen dita që ai ligj duhet me u zbatu, sepse ne  jemi shtet ku sundon ligji sa do që te ne madje edhe për ligje ndonjëherë politikanët kanë pasë dëshirë ta fshehin atë që kanë votuar.  Ne po jetojmë sot në botë elektronike secili është i lirë që të hyjë në faqen e Kuvendit dhe aty e ka për secilën seancë transkriptin, e ka listën e votimit elektronik, dhe nëse e shikojnë ligjin për vetëqeverisje lokale po e theksoj është ligj me interes vital që nuk mundem me e ndryshu pa e pasë edhe mbështetjen e komunitetit serb, me e pa se në atë seancë kur është votu ai ligj asnjë deputetë nuk ka folë, asnjë dokument nuk ka shprehë indinjatë, asnjë deputet nuk ka shfaq mospajtim edhe ai është një prej ligjeve me numrim më të madh të votave”, tha Mushkolaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Më tej, ish-gjyqatarja e Kushtetueses theksoi se ligji i votuar në vitin 2008 përcakton që komunat ku janë shumicë komuniteti serb, do të kenë më shumë kompetenca sesa komunat tjera me shumicë shqiptare.

“Ai ligj edhe e përcakton që Kosova ka organizim asimetrik të vetqeversjes lokale. Ai ligj e përcakton që komunat ku janë shumicë komuniteti serb, do të kenë më shumë kompetenca sesa komunat tjera me shumicë shqiptare. Ai ligj e përcakton që edhe komunat serbe kanë të drejtë në asociim dhe në serbisht në Zajdenicë. Kështu që po iu rekomandoj të gjithëve le ta lexojnë një herë atë ligj, le ta shohin si është miratu në Kuvend, le ta shohin a ka dalë dikush me e thënë një fjalë që nuk po pajtohet me at ligj dhe në fund le ta shikojë edhe votimin. Unë besoj që cilido Asociacion i komunave me shumicë serbe, nuk do të duhej të formohej nëse do të ishte Asociacion të themi njëtnik por duhet ta ketë përbërjen multietnike gjithashtu edhe si Asociacion i tillë”, shtoi Mushkolaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit