17.2 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

Mushkolaj për VV-në: Nëse do të ndryshonte kandidaten Kurti, do të zgjidhej kriza

- Advertisement -

Analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se partia e cila ka fituar 48 mandate të deputetëve, Lëvizja Vetëvendosje do të ndryshonte kandidaten për kryesimin e Kuvendit të Kosovës do të “zgjidhej” kriza aktuale e ngërqit politik, tash e disa javë.

Mushkolaj në “Debat Plus” tha se duhet kompromis edhe tek emri i kandidates, kur e sheh deklarimet siq po i bëjnë partitë si PDK-ja e AAK-ja.

“Haxhiu mund me u tërheq për një uijdi, marrëveshje të arritur. Nuk e shoh të betonuar. Haxhiun Vetëvendosja po e mban si avanzh për sigurimin e votive. Nderisa votohet kryekuvendarja apo qeveria, ka një marrëveshje. Qeveria është përgjegjësi, qoftë edhe një ministry që e merr me aq s aka. Po ti kishte votat për qeveri, dhe po ta ndryshonte kandidaten, duke pasur parasysh edhe qëndrimet e pozicioneve të PDK-së e AAK-së, do të ndryshonte qasjen. Problemi është të zgjidhet kriza.  JVV, jo se kerkush nuk na imponon emrin, problemi është zgjidhja e krizës, e formimi I qeverisë. Duhet me u ba kompromisi edhe tek emir I kandidates. Ndryshe mbetesh në këto pozicione, ngrehe e mos e këputë”, deklaroi Mushkolaj.

Mushkolaj tha se qeveria në detyrë aktualisht është e funksionalizuar dhe “detyrat e përgjegjësitë e tyre” janë duke u kryer.

Ai tha se emri i Haxhiut duhet me u ndryshu me anë të një marrëveshje apo ujdie politike me këdo qoftë prej deputetëve apo partive në Kuvendin e Kosovës.

“E kanë propozu kandidaten Haxhiu. Por nuk e kanë drejtën me shti me zor me i votu apo me votu pro. Po përpiqen në opinion, se ki drejtën e zgjedhjes por duhet me të votu dikush., E me arrit duhet kompromis”, vijoi Mushkolaj.

Të ngjashme

Të fundit