Home Lajme Mushkolaj për sulmin ndaj ekipit të lajmi.net: Policia urgjentisht t’i arrestojë sulmuesit

Mushkolaj për sulmin ndaj ekipit të lajmi.net: Policia urgjentisht t’i arrestojë sulmuesit

0
Mushkolaj për sulmin ndaj ekipit të lajmi.net: Policia urgjentisht t’i arrestojë sulmuesit

Ekipi i gazetareve të lajmi.net dje janë sulmuar nga një çift në rrugën C në Prishtinë, deri sa ato po kryenin punën e tyre.

Për rastin ka reaguar edhe analisti, Imer Mushkolaj.

Ai ka thënë se gjuha e urrejtjes dhe linçimet ndaj mediave dhe gazetarëve prodhojnë dhunë ndaj tyre, deri sa ka kërkuar nga policia dhe prokuroria veprim të menjëhershëm.

Gjuha e urrejtjes dhe linçimet ndaj mediave dhe gazetarëve prodhojnë dhunë ndaj tyre. Këta sulmues, të cilët dje iu vërsulën dy gazetareve të lajmi.net (njëra nga to shtatzënë), ende nuk janë arrestuar. Policia urgjentisht t’i arrestojë ata dhe prokuroria të merret seriozisht me rastin. Sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe duhet dënuar nga të gjithë!”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.
Postimi i plotë:

Exit mobile version