Ekipi i gazetareve të lajmi.net dje janë sulmuar nga një çift në rrugën C në Prishtinë, deri sa ato po kryenin punën e tyre.
Për rastin ka reaguar edhe analisti, Imer Mushkolaj.
Ai ka thënë se gjuha e urrejtjes dhe linçimet ndaj mediave dhe gazetarëve prodhojnë dhunë ndaj tyre, deri sa ka kërkuar nga policia dhe prokuroria veprim të menjëhershëm.
Gjuha e urrejtjes dhe linçimet ndaj mediave dhe gazetarëve prodhojnë dhunë ndaj tyre. Këta sulmues, të cilët dje iu vërsulën dy gazetareve të
lajmi.net (njëra nga to shtatzënë), ende nuk janë arrestuar. Policia urgjentisht t’i arrestojë ata dhe prokuroria të merret seriozisht me rastin. Sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe duhet dënuar nga të gjithë!”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.
Postimi i plotë: