16.3 C
New York
Tuesday, October 21, 2025

Buy now

Mushkolaj për koalicionin VV-LDK në Vushtrri: Asnjë parti s’ka thënë se nuk bëjnë koalicion

- Advertisement -

Analisti Imer Mushkolaj, vlerëson se përpjekjet e partive politike që të bëjnë koalicione lokale janë totalisht legjitime.

Megjithatë, Mushkolaj në Debat Plus në Dukagjin, u shpreh se është e çuditshme se si Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka aspak inati pasi arritjes së koalicionit të Xhafer Tahirit me Lëvizjen Vetëvendosje në Vushtrri.

“Ajo që ka ndodh në Vushtrri është se përpjekjet për me kriju koalicione lokale janë legjitime. Unë nuk kam dëgju Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se nuk bënë koalicion me ndonjë parti me nivel lokal – e as PDK-në e LDK-në. Xhafer Tahiri në Vushtrri e të tjerët në komuna tjera i dinë shumë më mirë gjendjen atje dhe kombinimet më mirë sesa ne – është tjetër se pastaj në çfarë forme është arritur marrëveshja pa e pas ”aminin” e partisë është problematike. Koalicionet bëhen me marrëveshje të partisë, nuk e di se pse ai (Xhafer Tahiri) ka vendos vetë”,  u shpreh Mushkolaj.

Të ngjashme

Të fundit