-2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Mushkolaj për Gërvallën e RTK-së: Nuk ka nevojë për moralizime nga dikush që ka vënë në rrezik gazetarët

- Advertisement -

Edhe gazetari Imer Mushkolaj i ka reaguar drejtorit të Televizionit Publik Rilind Gërvallës, i cili me gjuhë të papranueshme ka provuar t’i fyej përsëri gazetarët, madje duke përmendur edhe “kanunin”.

Sipas Mushkolajt, nuk ka nevojë për moralizëm “nga drejtuesi i mediumit që transmeton dezinformata, duke sulmuar media të tjera dhe duke i vënë në rrezik gazetarët.”.

Mushkolaj, siç bëri edhe gazetarja Xharra, ia ka shpjeguar ABC-në e gazetarisë Gërvallës; se gazetarët raportojnë për problemet e shkeljen e ligjit në secilin institucion.

E plotë:

Sipas drejtorit të televizionit publik, është detyrë morale e çdo gazetari që t’i mbështesë AKI’në, Policinë, RTK’në.

Detyrë e gazetarëve është të raportojnë për këto institucione, t’i ekspozojnë keqpërdorimet që ndodhin brenda tyre, si dhe sjelljet e veprimet e punonjësve të tyre. Kurse detyrë e këtyre institucioneve është që ta respektojnë ligjin dhe të mos e keqpërdorin atë duke u vënë në shërbim të partive politike.

Nuk ka nevojë pë moralizime nga drejtuesi i mediumit që transmeton dezinformata, duke sulmuar media të tjera dhe duke i vënë në rrezik gazetarët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit