8 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Mushkolaj pas sulmit ndaj gazetarit Gjoci: Të procedohet penalisht sigurimi i Kurtit

- Advertisement -

Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar pas sulmit të dy pjestarëve të mbrojtjes së afërt të kryeministrit Kurti, ndaj gazetarit Kosovë Gjoci.

Gjoci tregoi se dy pjestarë të mbrojtjes së afërt të Kurtit e kanë sulmuar, ku njëri e shtyu e i hodhi në tokë të gjitha pajisjet, sipas tij pa arsyje, e tjetri e kërcënoi.

‘’Sot vendosa me shkru edhe me e nda me ju nje situata shume idiotike (gja qe ua thash edhe ne sy) e te pahijshme qe e pata me dy pjestare te mbrojtjes se afert te kryeministrit Kurti. Njani me shtyu dhe mi hodhi ne toke te gjitha pajisjet, pa kurrefare nevoje e arsye e tjetri ne vend qe ndoshta me kerku flaje, me kercenoi ashiqare tu me thane ‘kqyrem mire ne sy e mbajem ne mend’’– tregoi Gjoci.

Ai tha se kjo ngjarje ndodhi gjatë kohës kur gazetarët po prisnin të marrin një deklaratë të Kurtit për takimin me Lajçakun, duke shtuar se Kurti e pa dhe e ndëgjoi sulmin, por thjesht e injoroi.

Mushkolaj reagoi lidhur me këtë rast duke u shprehur se kryeministri duhet ta dënojë këtë akt, dhe pjesëtari i mbrojtjes së tij të afërt duhet të procedohet penalisht.

Ai tha se nëse këto raste nuk ndëshkohen, shtohet pasiguria për gazetarët dhe ata bëhen target i lehtë për sulme.

‘’Kryeministri duhet ta dënojë këtë akt ndaj Kosovë Gjocit dhe pjesëtari i mbrojtjes së tij të afërt duhet të procedohet penalisht. Mosndëshkimi i rasteve të tilla shton pasigurinë për gazetarët dhe i bën ata target të lehtë për sulme’’- tha Mushkolaj.

Ndër të tjera Mushkolaj shtoi se duhet të ndalet edhe gjuha linçuese e pushtetit ndaj mediave, sepse ajo nxitë sulme.

‘’Po ashtu, klimë të përshtatshme për sulme prodhon edhe gjuha linçuese e njerëzve të pushtetit ndaj mediave dhe gazetarëve’’– tha Mushkolaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit