Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar qëndrimin e pushtetit, i cili pretendon se vendimi i Qeverisë Hoti për ndarjen e buxhetit për RTK-në ka qenë joligjore.
Nëse ky vendim nuk ka qenë ligjor, ka pyetur Mushkolaj, pse VV-ja nuk e ka dërguar në gjykatë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mushkolaj ka thënë se qëndrimet e pushtetit për këto çështje janë pallavra.
“Pushteti i VV’së po thotë se ndarja e buxhetit për RTK’në në vitin 2021, në qeverinë e Avdullah Hotit, paska qenë joligjore. Nëse ka qenë ashtu, pse VV nuk e ka sfiduar në gjykatë vendimin e Hotit? Pallavrave të tilla nuk iu beson kush, aq më pak kur ato vijnë prej një pushteti që s’ka lënë pa shkelë ligj e kushtetutë pesë vitet e fundit. Punëtorët e RTK’së janë pa paga tash dy javë ndërkaq pushteti vazhdon presionin e fëlliqtë, fyen dinjitetin e qindra njerëzve dhe rrezikon mirëqenien e tyre”, ka shkruar Mushkolaj