13.9 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

Mushkolaj: Ministrja Hajdari gënjeu në konferencë, tha që nuk e njeh Ridvan Muharremin

- Advertisement -

Analisti Imer Mushkolaj ka vlerësuar se Ministrja e MINTI-t, Rozeta Hajdari gënjeu në konferencën para gazetarëve duke dekalruar se nuk e njihte biznesmenin njëherit, të dyshuarin për keqpërdorime të rezervave shtetërore, Ridvan Muharremin.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Mushkolaj, duke u mbështetur në deklaratat e avokatit të të dyshuarit Muharremi, deklaroi se ky i fundit ishte takuar nga afër me ministren Hajdari e ishte angazhuar në çështjen e rezervave shtetërore me kërkesën e MINT.

“Pse Minsitria zgjodhi Ridvan Muahrremin për këtë çështje dhe pse minsitrja tha që nuk e njeh dhe sipas avokatit të të dyshuarit, klienti i tij pati takim në zyrën e saj. Këto dilema duhet t’i sqarojë minsitrja. Nuk mund të thotë se nuk e njoh zotërinë dhe të arsyetohet se ai zotëria nuk ka raporte kontraktuale me ministrinë ndërkohë që u angazhua me kërkesën e ministres…po flasim për gjëra bazike që qytetarët duhet dhe kanë të drejtën t’i dinë”, ka deklaruar Mushkolaj.“Përkundër arsyetimeve që mund t’i jap ministria, Minsitrja Rozeta Hajdari gënjeu atë ditë në konferencën para gazetarëve. Ka thënë se nuk e njeh personin në fjalë ndërkohë që, po i referohem avokatit, ai ka thënë se e ka takuar zonjën minsitre në zyrën e saj, bashkë me zyrtarë të tjerë”.

Ndryshe, pas një muaji të përgjimeve që u etiketuan si “afera e vajit dhe e grurit”, Policia e Kosovës kreu bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi, nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore.

Fillimisht, bastisja u krye te banesa e Ridvan Muharremit dhe te një lokal i tij, ku pastaj i njëjti edhe u shoqërua në polici. Kurse në MINT, u arrestuan dy zyrtarë, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

Avokati i Muharremit, Mahmut Halimi, ka deklaruar para mediave se ka prova të mjaftueshme për pafajësinë e klientit të tij, duke shtuar se nuk ka ndonjë fletarrest për të.

“Kemi prova të mjaftueshme për pafajësinë e klientit tim. Do të njoftohet opinioni për të gjitha, është i lirë, nuk ka fletarrest për të. Do të ftohet në polici se kemi kërkuar që të ftohet nga organet e drejtësisë. Ai ka qenë brenda në banesë gjatë kohës së bastisjes”, ka thënë Halimi.

Tutje, avokati Halimi ka thënë se Muharremi është shoqëruar në Prokurorinë Speciale për intervistim për aferën e vajit dhe të grurit dhe nuk ka urdhërarrest.

Sipas tij, pas intervistimit do të vendoset për të.

“Ai është shoqëruar në Prokurorinë Speciale për intervistim për aferën e vajit dhe grurit dhe nuk ka urdhërarrest. Pas intervistimit do të vendoset për të njëjtin”, ka thënë Halimi.

Bastisja e pronave të Muharremit nisi në orën 6:00 të mëngjesit, për të vazhduar më pas në bastisjen e ambienteve të MINT-it në orën 8:00.

Në polici janë shoqëruar drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretari Irfan Lipovica.

Gara është shoqëruar në polici nga ambientet e MINT-it.

Disa zyrtarë policorë së bashku më disa dokumente që janë marrë brenda zyrave, janë larguar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Tre të dyshuarve u është caktuar nga një muaj paraburgim.

Në seancën dëgjimore të tyre, ata kanë mohuar pretendimet e PSRK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit