Home Lajme Mushkolaj: Kush është Ridvan Muharremi që negocion në emër të Kosovës? – Ministrja Hajdari gënjeu që nuk e njeh

Mushkolaj: Kush është Ridvan Muharremi që negocion në emër të Kosovës? – Ministrja Hajdari gënjeu që nuk e njeh

0
Mushkolaj: Kush është Ridvan Muharremi që negocion në emër të Kosovës? – Ministrja Hajdari gënjeu që nuk e njeh

Analisti politik Imer Mushkolaj, e akuzoi ministren e Ministrisë së Industrisë së Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, se ka gënjyer kur ka thënë se nuk e njeh afaristin Ridvan Muharremin, i cili është arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Mushkolaj në “Debat Plus” tha se Prokuroria duhet ta “zbuloj” se kush është Ridvan Muharremi dhe cili është roli i tij në MINT.

“Pse po nisesh prej pretendimeve të mediave e gazetareve, pretendimet e tyre janë pasu me arrestime dhe lëndë është në prokurori. Unë mundem të shkruaj të them janë humb 1 miliardë euro, nëse kam shpif paditmëni. Çështja është në prokurori, kemi kalu nga raportimet gazetareske, punë e madhe cka kanë raportu mediat. Për mua është e rëndësishme me vërtetu prokuroria se pse nuk është ardhë i gjithë gruri. Për mua është e rëndësishme të dalë përgjegjësia e ministrisë. Kush është Ridvan Muharremi, që u zgjodh nga ministrja, pse rrejti publikisht ministrja, që tha nuk e njoh, kurse avokati tha që është taku me ministren me zyrtarë të ministrisë, pse duhet me rrejtë. Kush është Ridvan Mujharremi, pse u zgjodh vetëm ai? A pati autorizim të shkoj në Turqi për grurë, a pati autorizim të shkoj në Poloni të negocioj për vaj”, tha ai.

Tutje Mushkolaj tha se i ftuari në “Debat Plus”, Armend Muja, është nga të vetmit e partisë në pushtet që del e mbron Qeverinë e Kosovës ne momente tejet të vështira.

 “Për fat të keq, Armendi është i vetmi që duhet me dalë në studio e me ia mbulu bërllokun Qeverisë, këtu nuk vjen as zonja Hajdari, as Nagavci, as Gërvalla, as Aliu, as Rizvanolli. Armendi është prej të rrallëve që përpiqet t’ia mbulojë bërllokun Qeverisë”, tha ai.

Exit mobile version