8.5 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Mushkolaj: Kosova nuk mund të shkojë përpara pa mbështetjen e ShBA-së

- Advertisement -

Analisti Imer Mushkolaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se shteti i Kosovës nuk mund të shkojë përpara pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Jemi shtet i pavarur, e kemi qeverinë e të tjerë. S’duhet me harru që s’mundemi me shku tutje pa mbështetjen amerikane. S’mundemi me rrumbullakësu shtetësinë, se kemi ende, s’mund ta gënjejmë veten, s’mund të themi jemi shtet i fortë e vendosim vetë. Sot sovraniteti i shtetit është i diskutueshëm edhe në BE e aq më pak kur Kosova ka një situatë me Serbinë. Nuk përjashtohet mundësia që Serbia me sulmu njësoj si me Banjskën. Duhet me pa këtë situatë qeveritarët me mendje pak më të ftohtë. Vendimet që i marrin si shtet i pavarur, por me qenë të kujdesshëm që këto veprimet munden me shkaktu probleme në një situatë të ndjeshme që jemi”, ka thënë Mushkolaj.

Mushkolaj është shprehur se Qeveria e Kosovës ka thënë se disa herë i ka keqpërdorur marrëdhëniet me ShBA-në.

Ndryshe, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ShBA-ja është e pakënaqur me cilësinë e partneritetit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk besoj se partneriteti ka të bëjë me binarët, unë e shoh më të nuancuar se kaq. Mund të kemi partneritet të mirë dhe të fortë, më pak të fortë ose të pamjfaftueshëm. Por nuk mendoj se është aq e thjeshtë sa të përgjigjem me po ose jo, me gjithë respektin për pyetjen tuaj. Të jem i sinqertë, nuk mendoj se qeveria ime mund të dërgojë sinjale më të qarta sesa ato që i kemi dërguar deri më tani, për atë se jemi të pakënaqur me cilësinë e partneritetit tonë me Kurtin. Ne nuk besojmë se qeveria aktuale ka qenë mjaft e vëmendshme ndaj shqetësimeve që kemi ngritur vazhdimisht në lidhje me planet dhe zbatimin ose zbatimin e mëvonshëm të Rregullores së Bankës Qendrore”, ka thënë Hovenier.

Tutje, ai është shprehur se duhet të dialogohet mënyra e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme.

Ai ka thënë se dialogu mund të mos jetë vendi më i përshtatshëm për të diskutuar çështjet e brendshme të Kosovës, por që tema e dinarit duhet të negociohet, pasi Kosova ka dhënë zotim për t’i mbrojtur komunitetet pakicë.

Hovenier ka insistuar që Shtetet e Bashkuara nuk janë duke e sfiduar përgjegjësinë dhe autoritetin e Bankës Qendrore të Kosovës dhe as nuk po e mbrojnë dinarin, por janë të shqetësuara për mënyrën e zbatimit të rregullores së BQK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit