Analisti Imer Mushkolaj, ka komentuar fotografinë e cila sot është bërë virale në rrjetet sociale, teksa shihen kryeministri Kurti dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj duke i cakëruar gotat me raki.
Me anë të një postimi në Facebook, Mushkolaj ka ironizuar duke thënë se janë takuar Zajednica me Demarkacionin më Malin e Zi.
“Kur Zajednica takohet me Demarkacionin. Gëzuar|, ka shkruar Mushkolaj.