11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Mushkolaj i reagon Abdixhikut: Je kryetar falë Isa Mustafës, opozitar i lodhtë

- Advertisement -

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili pretendon se media e analistë të ndryshëm po paguhen për të folur keq për opozitën.

Në një postim në Facebook, Mushkolaj tha analistët nuk kanë faj pse LDK s’di të bëj opozitë.

“Lumiri, ashtu si pushteti, ka qef “me i kapë” gazetarët, analistët, mediat. Atë e nervozojnë analistët që mendojnë me kokën e vet, që janë profesionistë, që nuk kanë interesa.

Lumiri vetë ka qenë analist. Por, mbase nuk e di se si është të thuash atë që mendon, pa pasë asnjë interes. Pa pasë borxhe me la”, shkroi Mushkolaj.

Postimi i plotë:

PAK FJALË PËR SULMET E LUMIR ABDIXHIKUT NDAJ MEDIAVE DHE ANALISTËVE

Analistët nuk i kanë faj Lumirit pse nuk di të bëjë opozitë, as pse e mendon veten më të fortë se që është në realitet.

Nuk i kanë faj as pse ata nuk flasin për LDK qysh ai ka dëshirë.

Lumiri, ashtu si pushteti, ka qef “me i kapë” gazetarët, analistët, mediat. Atë e nervozojnë analistët që mendojnë me kokën e vet, që janë profesionistë, që nuk kanë interesa.

Lumiri vetë ka qenë analist. Por, mbase nuk e di se si është të thuash atë që mendon, pa pasë asnjë interes. Pa pasë borxhe me la.

Lumirin e nervozojnë analistët që nuk punojnë as me direktiva të pushtetit, as të opozitës.

Lumiri është veç një kryetar partie – falë Isa Mustafës. I duhet kohë të bëhet lider.

Atë e nervozojnë të vërtetat për opozitarizmin e lodhtë të tij, të vërtetat për skandalet në Komunën e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga partia e tij.

Lumiri duhet të reflektojë dhe të heq dorë nga sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave.

Ai duhet ta kuptojë se betejën e ka me Albinin, jo me analistët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit