9.4 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Mushkolaj: Gërvalla e ka dërguar letrën kot dhe në adresë jo të duhur

- Advertisement -

Analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se Kosova tashmë e ka një draftstatut të Asociacionit të pranuar pavarësisht deklarimeve që ka pasur vërejtje dhe kundërshti.

Mushkolaj në emisionin “Debat Plus” në Dukagjin është shprehur se letra e Ministres së Punëve të Jashme, Donika Gërvalla dërguar Bashkimit Evropian është dërguar “kot dhe jo në adresë të duhur”.

“Ministrja Gërvalla e ka dërguar zgjodhi të dërgoi atë letrën e famshme  dhe kot, madje dhe në adresë jo të duhur për të shtyer pranimin e Kosovës në KiE. Është çështje taktike që e ka zgjedhur qeveria e Kosovës,  duke thënë se ne jemi të gatshëm që ne të shkruajmë një draft tjetër. Po të ishte e gatshme, nuk do ta priste ditën e fundit ose fundin e procesit para presioneve të mëdha ndërkombëtare”, deklaroi Mushkolaj.

Mushkolaj ka thënë se përderisa Kosova e ka pranuar draftstatutin e dërguar nga Bashkimi Evropian pavarësisht vërejtjeve dhe kundërshtive që kanë qarkulluar.

“Ne e kemi një draftstatut të cilin e kanë pranuar BE-ja. Qeveria ka thënë se atë draft e kanë pranuar, pavarësisht që ka pasur vërejtje dhe kundështi jo të mëdha., Por drafti është pranuar. Është thënë se do të dërgohen komente shtesë, por siç dihet këto janë deklarata për konsult të brendshëm. Asnjë koment shtesë nuk është dërguar zyrtarisht në Bashkimin Evropian. Ai draft që është prezantuar Kosovës nga BE-ja është pranuar si i tillë”, ka deklaruar Mushkolaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit