Po vazhdojnë reagimet në lidhje me “çelësin e Prishtinës”, që kryetari i Kryeqytetit ia dorëzoi ish ministrit të mbrojtjes Armend Mehaj.
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pasi dje kryetari i Prishtinës Përparim Rama ia dhuroi “Çelësin e Prishtinës” ish-ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj.
Mushkolaj ka ironizuar duke pyetur se pse Rama nuk ia dha “Çelësin e Prishtinës” edhe ish-ministrit të Shendetësisë Rifat Latifit, meqë edhe ai ka dhënë dorëheqje.
Reagimi i Mushkolajt:
E pse mos me ia dhonë Perparimi “Çelësin e Prishtinës” edhe ish-ministrit Rifat Latifi? Veç që nuk e ka shok a? Edhe ai pat dhonë dorëheqje si Armendi. Tybe edhe u pat përpjekë me punu, po nuk i ecke.