Imer Mushkolaj, analist dhe gazetar veteran, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar një deklaratë të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili deklaroi se kryeministri Albin Kurti po e merr politikën e LDK-së dhe po e përtkhen në vizion të tij.
Mushkolaj ka shkruar që kryetari i Hazirit, pra z. Lumir Abdixhiku, ka deklaruar krejt diçka tjetër.
“Për zgjidhjen e raporteve me Serbinë, nënkryetari i LDK’së po thotë se Albin Kurti po e kopjon këtë parti. Por, kryetari i LDK’së dje na tha krejt diçka tjetër. Koncentrohuni, o djem!” – shkruan Mushkolaj.
Ndryshe, dje Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook, njoftoi për nismën e tij për një “rrugë të tretë”, që do të ritkhente marrëdhëniet e mira të Kosovës me Perëndimin.