Analisti Imer Mushkolaj, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se nuk është duke punuar sa duhet.
Analisti Imer Mushkolaj, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për punën e bërë për një vjet e gjysmë. Sipas tij, për gati gjysmë mandati, nuk është shtruar asnjë rrugë dhe po ashtu, nuk janë mirëmbajtur si duhet as ato ekzistueset.
Mushkolaj i ka kritikuar deputetët e LVV-së, Adnan Rrustemi dhe Artan Abrashi, për qasjen e tyre ndaj mediave.
Po ashtu, Mushkolaj ka folur edhe për videon e publikuar nga LVV-ja, ku i akuzon partitë opozitare duke i cilësuar si shkatërruese të shtetit.
“Nëse mendon që që mediat dhe gazetarët, opinionistët që ju kanë përkrahë me ardhë në pushtet, kanë me heshtë dhe të thonë sa bukur po qeverisë Kurti, kur nuk bën asnjë punë të hajrit, pa menaxhuar fare? Cilat janë rezultatet, cilat? Një vjet asnjë rrugë nuk keni shtruar. Magjistralet janë bërë më keq se që kanë qenë. Mos gjeni fajtor kujdestar. Ata janë dënu me 14 shkurt. Më shumë se ju ne i kemi kritikuar ata. Ato skandale ne i kemi nxjerrë, jo ju”. Ka thënë ai.
Njëjtë sikurse Mushkolaj, mendon edhe Astrit Gashi, i cili ka thënë se gjuha e pushtetit ndaj mediave nuk është e duhura.
Gashi ka thënë se skandalet e zbuluara janë bërë nga mediat dhe jo nga partitë opozitare të cilësdo kohë.