24 C
New York
Thursday, August 28, 2025

Buy now

Mushkolaj: Dimal Basha është bashkautor i një propagande monstruoze kundër UÇK-së, duhet të japë përgjegjësi

- Advertisement -

Analisti dhe opinionisti Imer Mushkolaj ka reaguar ashpër ndaj Kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, lidhur me përfshirjen e këtij të fundit në një artikull të botuar në vitin 2012, në të cilin Ushtria Çlirimtare e Kosovës përshkruhet si një organizatë e lidhur me krimin e organizuar dhe e financuar nga trafikantë.

Në një postim në Facebook, Mushkolaj thekson se Basha nuk mund të fshihet pas pretendimit se ishte vetëm “autor kontribues”, duke theksuar se emri i tij figuron si bashkautor i artikullit, gjë që sipas tij e bën plotësisht përgjegjës për përmbajtjen e tij.

“Dimal Basha është ‘bashkautor’, e jo ‘autor kontribues’ në artikullin në të cilin UÇK portretizohet si organizatë kriminale, e financuar nga trafikantë droge dhe njerëzish. Edhe po të ishte ‘autor kontribues’ i vetëm një rreshti të vetëm, ai nuk do duhej të lejonte që emri i tij të figuronte në një punim të tillë,” ka shkruar Mushkolaj.

Ai e ka cilësuar përpjekjen e Bashës për t’u shfajësuar si të dëmshme dhe thellësisht të pabesueshme.

“Përpjekja e tij për shfajësim vetëm sa e zhyt më thellë në honin e propagandës monstruoze, si ajo e Dick Martyt,” shtoi analisti.

Mushkolaj përfundon duke kërkuar llogaridhënie politike nga kreu i Kuvendit të Kosovës.

“Dimal Basha duhet të japë përgjegjësi për propagandimin e narrativës anti-UÇK dhe akuzat që përmban artikulli, bashkautor i të cilit është.”/

Të ngjashme

Të fundit