Analisti i politikës, Imer Mushkolaj, i ka dalë në mbrojtjet gazetarit, Lirim Mehmetaj, që u ftua nga Prokuroria për veprën “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Mushkolaj ka thënë se askush më shumë se zyrtarët e Vetëvendosjes nuk nxisin përçarje e mosdurim.
Ai ka thënë se pushteti ka kohë që po sulmon mediat dhe gazetarët kritikë që sipas tij, po i etiketon si armiq.
“Askush më shumë se njerëz të Vetëvendosjes nuk nxisin përçarje e mosdurim, nuk linçojnë e sulmojnë. Pushteti ka kohë që është vënë në sulm ndaj mediave e gazetarëve kritikë, duke i etiketuar si armiq. Tash, nëpërmjet organeve të drejtësisë, të cilat po ky pushtet vazhdimisht i ka cilësuar të kapura dhe jo të besueshme, ka zgjedhur të përndjek gazetarë.”
“E frikshme dhe e rrezikshme. Përndjekja e gazetarëve nuk kalon!” – ka shkruar ai.
Kujtojmë se gazetari Mehmetaj ka bërë të ditur se është ftuar nga Prokuroria për të paraqitur për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.