13.2 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Mushkolaj: Ai armatim që u prezantua sot, është për luftë

- Advertisement -

Analisti, Imer Mushkolaj në emisionin “Debat Plus” lidhur me sulmin terrorist në veri, ka thënë se në bazë të prezantimit të municionit dhe mjeteve tjera ushtarake, shteti i Serbisë është përgatitur për luftë në Kosovë dhe se ai armatim është futur për t’u shfrytëzuar e jo për tu kthyer mbrapsht.

Mushkolaj ka shtuar se “mund të tingëllojë brutale, mund të tingëllojë e pabesueshme, por të paktën bazu vetëm në atë armatim që ka prezantuar policia, nuk ka tjetër arsyeje”.

“Ajo që ka ndodhë. Dhe qato veprimet që i kemi parë sot, në kuptimin e prezantimit të municionit që është gjetur dhe të materialet e tjera ushtarake. Apsolutisht, që qojnë tek ajo që Serbia ka rol. Është çështje tjetër se si Serbia përpiqet me kamuflu, ose është përpjekur me kamuflu këtë rol. Por gjithë ai armatim i cili u prezantu sot, por besoj që ka edhe sasi të tjera që Policia veç është në kërkim për ti gjetur. Nuk janë aty kot. Ai armatimi është për me luftu.D.m.th armatimi që është prezantu sot, nga Policia e Kosovës është shenjë e qartë, se Serbia ka planifikuar luftë në Kosovë. Ai armatim që është fut në Kosovë është fut me u shfrytëzu, jo me u tërhek mbrapa. Logjikisht. Kështu që pavarësisht deklarimet zyrtareve, që mund ti ket bo qoftë Presidenti i Serbisë, apo autoritetet e tjera atje, qëllimi ka qenë, që në Kosovë të ndizet lufta. Kjo mund të tingëllojë brutale, mund të tingëllojë e pabesueshme, por të paktën bazu vetëm në atë armatim që ka prezantuar policia, nuk ka tjetër arsyeje”, ka thënë Mushkolaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit