Kujdesi për mushkëritë nënkupton përkujdesje edhe për organet e tjera me anë të të cilave funksionojmë.
Kjo arrihet përmes disa ushqime që, sipas ekspertëve, ndikojnë në pastrimin e mushkërive dhe vitalizimin e tyre, transmeton lajmi.net.
Çaji i gjelbër
Një filxhan i ngrohtë me çaj të gjelbër mund ta realizojë pastrimin e organizmit nga toksinat si dhe ndihmon sistemin tretës të njeriut.
Lëngu i limonit
Limoni është i pasur me antioksidantë, vitaminë C dhe acid folik. Që të trija komponentet kanë një efekt të madh në pastrimin e mushkërive.
Lëngu i ananasit
Shmangia e pijeve të gazuara është një ndihmë shtesë për mirëmbajtjen e mushkërive.
Lëngu i karotës
Karota është e pasur me vitaminat A, K, C dhe B dhe lëngu i saj rrit nivelin e alkalinës në gjak. Studimet kanë konfirmuar se disa karota në ditë ulin rrezikun e sëmundjeve të mushkërive.
Xhenxhefil
Xhenxhefili është një aleat kundrejt sëmundjeve të rënda, duke përfshirë edhe ato të mushkërive.