Musa: Vendimi i Kushtetueses, balancim i interesave të pushtetit dhe opozitës

- Advertisement -

Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese u trajtua sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Kushtetuesja iu dha edhe një afat shtesë prej 34 ditësh deputetëve të Kuvendit për ta zgjedhur Presidentin.

E sipas avokatit Skender Musa, ky vendim është balancim i interesave të pushtetit deri diku dhe opozitës.

“Nëse Gjykata Kushtetuese thotë 60 ditë me fillu më herët, cila normë juridike thotë që nëse Kuvendi s’ka qenë i konstituar, të vazhdohet edhe pasi t’i kalon mandati presidentit në detyrë dhe me ju dhënë të drejtë një kryetari të Kuvendit me u bë ushtrues detyre derisa të plotësohet kriteri prej 60 ditësh”, deklaroi Musa.

“Kur kemi dy dispozita që nuk përputhen me njëra-tjetrën si në rastin konkret, zakonisht dispozita e tretë merret si interpretim më zyrtar”, theksoi ai në Klan Kosova.

Nëse pas vendimit të Gjykatës nuk zgjedhjet Presidenti, atëherë vendi automatikisht shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat mbahet 45 ditë prej shpërbërjes së Kuvendit.

Të ngjashme

Të fundit