Avokati Skender Musa, theksoi se institucionet e Serbisë vazhdojnë t’i çojnë prokurorisë prova pa ndërprerë.
Ai u shpreh se asnjë nga provat publike të paraqitura deri tani nuk ka qenë bindëse, as për turpin e gjykatës, as për opinionin.
Për më tepër, ai theksoi se mbrojtja nuk ka mekanizma dhe institucione shtetërore që mund ta mbështesin, ndërsa në këtë rast, prokuroria ka Këshillin e Evropës dhe Serbinë.
“Asnjë nga provat publike nuk ka qenë bindëse, as për turpin gjykues, as për opinionin”, tha Musa.
“Për rastet e krerëve të UÇK-së, mendoj se mbrojtja nuk e ka pasur shumë të vështirë t’i demantojë, sepse dëshmitarët kanë qenë të kredibil”.
“Mbrojtja nuk ka mekanizma dhe institucione shtetërore, ndërsa në këtë rast, kjo prokurori ka Këshillin e Evropës përmas dhe ka Serbinë, që i çon prova, si dhe institucionet e Serbisë që i çojnë prova pa ndërprerë. Ka politikanë që i përkrahin me një buxhet jashtëzakonisht të madh”, ta ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Ndiqeni videon për më shumë:






