23.9 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Murtezaj: Të kërkohen sqarime e qartësime për deklaratën e Macronit

- Advertisement -

Valon Murtezaj, profesor në Francë, duke folur për deklarimin e sotëm të presidentit francez lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, tha se çdo deklaratë ka një historik dhe se po flasim për një situatë në të cilën duhet ta kemi parasysh që për Evropën, Ballkani Perëndimor është çështje e sigurisë, sidomos pas agresionit e pas sulmit terrorist të datës 24 shtator, e që kjo përfundimisht merr dimensionet e çështjes së sigurisë dhe të vendosjes apo të krijimit të zhvillimit të paqes

Siç theksoi për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova, edhe fjalët që i tha presidenti Macron në Tiranë, në një mënyrë duhet të merren me vëmendje nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe nga ato të Serbisë.

“Çështja është se çka të bëhet më tutje dhe esenca e kësaj është që në ditët në vijim – ashtu siç kërkoi edhe presidenti Macron, Qeveria e Kosovës dhe e Serbisë, pas vizitave që do t’i kenë nga emisarët evropianë dhe amerikanë, duhet të përballen me disa vendimmarrje, të cilat do të ndikojnë  rrugën e Kosovës dhe të Serbisë drejt integrimit evropian”.

“Duhet të kërkohen sqarime e qartësime se çka është menduar lidhur me atë deklaratë, dhe pastaj duke vazhduar për të plotësuar disa zotime e premtime, se Macron tha ‘fjala e dhënë duhet të mbahet’”.

Murtezaj tutje shtoi se Qeveria e Kosovës duhet t’i zbatojë ato të cilat ka premtuar se do t’i zbatojë, dhe ato të cilat mendon se duhet t’i zbatojë. Megjithatë, sipas tij, nëse ka diçka që mendon dhe është e bindur që është në interesin e Kosovës që mos t’i zbatojë, atëherë prapë Qeveria e Kosovës e ka atë fuqi të rezervuar, megjithatë, thekson Murtezaj, mençuria në diplomaci është që të bëhet balanci ndërmjet asaj se cilat janë interesat nacionale për të cilat duhet të punohet në momentin e caktuar, apo në kontekstin e caktuar.

Të ngjashme

Të fundit