16.2 C
New York
Tuesday, September 24, 2024

Buy now

Murtezaj: Rusia nuk e ka pritur një rezistencë të tillë nga Ukraina

- Advertisement -

Profesori universitar Valon Murtezaj, vlerësoi se agresioni rus ndaj Ukrainës ka ardhur pa asnjë provokim nga ukrainasit.

Ai ka folur edhe për kushtet që Rusia i ka paraqitur për të pasur një marrëveshje të mundshme të paqes.

“Rusia ka bërë vlerësim të gabuar, në kapacitet që i ka pasur Ukraina për të rezistuar”, tha ai për emisionin RTK prime.

Madje, siç tha ai, agresioni rus ndaj Ukrainës është i pa argumentuar me asnjë normë ndërkombëtare.

Murtezaj shprehet se edhe pse ka pasur tri raunde bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë, nuk është parë mundësi për një marrëveshje të shpejt që do ta ndalte luftën.

 “Sa më thellë që shkohet në luftë është shumë e vështirë të arrihet  një marrëveshje për paqe mes të dyja vendeve në luftë”, deklaroi ai. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit