8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Murtezaj për zgjedhjet në Francë: Nuk pritet zhvendosje drastike në raport me Kosovën

- Advertisement -

Profesori Valon Murtezaj në një intervistë për Klan Kosova, ka folur rreth rezultateve të zgjedhjeve në Francë. Ai ka theksuar se nuk pritet që “Fronti i Ri”, që duket se do të jetë shumicë në Francë të ketë një qasje më ndryshe ndaj Kosovës.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe e ka nisur rrugën e saj drejt integrimit evropian.

“Nuk duhet një zhvendosje drastike, kjo është një çështje normale e rotacioneve. Ka pasë deklarata të ndryshme ndër vite nga ky kand, sot është realiteti i ri Kosova është shtet i pavarur, është në rrugën e validuar drejt integrimit evropian, është në proces të dialogut me Serbinë”.

“Megjithatë, nuk mund të ketë zhvendosje të mëdha të kursit të qeverisë franceze as në raport me Kosovën dhe as me Ballkanin Perëndimor. Pra, nuk duhet pritur zhvendosje drastike të Repubikës franceze në raport me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Murtezaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit