16 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Murtezaj i sugjeron LDK-së t’i përgjigjet ftesës së Kurtit

- Advertisement -

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valon Murtezaj i ka sugjeruar kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku që të shkojë në takimin e thirrur nga Kurti.

Kurti ka ftuar në takim kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, dhe atë të PDK-së, Memli Krasniqi, për shkak të situatës së bllokimit të Kuvendit të Kosovës.

Murtezaj ka shkruar në Facebok se dialogu mes palëve shmang thellimin e krizave.

“Si një anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i bëj thirrje udhëheqjes së LDK-së t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për takim nesër. Në politikë, dhe në situata krize, kur Republika e Kosovës nuk ka Kuvend aktiv, dhe as Qeveri aktive, pjesëmarrja në tryezë diskutimi, pa hyrë në asnjë lloj paragjykimi, është vlerë demokratike dhe lidership”.

“Kosova është shtet i ri dhe është esenciale që dialogu mes palëve të ndryshme, të shmang thellimet e krizave. Pjesëmarrja në tavolina diskutimi nuk është dobësi, përkundrazi, promovon vlerat demokratike dhe ndihmon në ndërtimin e një konsensusi për çështje komplekse dhe të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Murtezaj.

Të ngjashme

Të fundit