Home Lajme Murtezaj i LDK-së: Kurti duhet t’i zbatojë sa më shpejt aspektet për të cilat është pajtuar në dialog

Murtezaj i LDK-së: Kurti duhet t’i zbatojë sa më shpejt aspektet për të cilat është pajtuar në dialog

0
Murtezaj i LDK-së: Kurti duhet t’i zbatojë sa më shpejt aspektet për të cilat është pajtuar në dialog

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Valon Murtezaj, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që t`i zbatojë obligimet që ka marrë në procesin e dialogut me Serbinë.

Ai ka bërë me dije se vetëm në këtë mënyrë i hiqet barra Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, Murtezaj ka shkruar se çka është për tu pranuar duhet pranuar në këtë proces.

“Kryeministri Kurti duhet t’i zbatojë sa më shpejt ato aspekte për të cilat është dakorduar. Çka është për tu pranuar duhet pranuar, çfarë nuk është për t’u pranuar nuk duhet pranuar. Zotimet duhet përmbushur, dhe pa vonesë. Në këtë mënyrë i hiqet barra Kosovës. Në procese negociatore premtimet dhe zotimet janë asgjë nëse nuk zbatohen. Kosova ka nevojë të ec përpara dhe për këtë duhet mirëbesimi me partnerët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Murtezaj.

Exit mobile version