8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Murtezaj: Eksiton mundësia që në Francë të themelohet një qeveri atipike

- Advertisement -

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Francë, Valon Murtezaj, thotë se pas zgjedhjeve, fjala kryesor në Francë është negocimi dhe kompromisi potencial.

Murtezaj thotë se ka mundësi që në Francë do të themelohet një qeveri atipike, ani pse për herë të parë.

“Fjala kryesore në Francë është negocim, kompromis potencial. Francezët, nuk janë mësuar kështu në politikë, nuk janë si gjermanët apo si italianët për të themeluar qeveri atipike, por ndoshta kjo është hera parë që do të ju duhet ta bëjnë”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Francë tha se presidenti Emmanuel Macron po mundohet të mbajë pozicion të fuqishëm.

“Presidenti Macron po mundohet që të mbajë pozicion të fuqishëm i ka kërkuar edhe kryeministrit aktual që të qëndrojë në udhëheqjen e qeverisë deri në një moment tjetër dhe tani janë në një rezultat të negociatave se çfarë do të ndodh. Është një situatë e pështjelluar në Parlamentin e Asamblesë Kombëtare të Francës, ndoshta më shumë se çdo herë më herët”, tha ai.

Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë, jo vetëm që nuk siguroi një shumicë absolute, por dështoi në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë më 7 korrik, duke dalë i treti. Kjo parti ishte në prag të marrjes së pushtetit, pasi doli e para në rundin e parë.

Megjithatë, lavjerrësi ka lëvizur në skajin tjetër të spektrit politik, me aleancën majtiste, Fronti i Ri Popullor, që doli si forca më e fuqishme. Por, kjo aleancë nuk arriti të sigurojë shumicën parlamentare.

Jean-Luc Melenchon, udhëheqës i partisë së ekstremit të majtë, Franca e Panënshtruar njëherësh udhëheqës i koalicionit të Frontit të Ri Popullor, ka kërkuar që të majtës t’i jepet shansi për formimin e Qeverisë. Konventa sugjeron se Macroni duhet të ftojë një politikan nga grupimi më i madh që ta marrë këtë post.

Gabriel Attal, kryeministër i Francës, tha se ai do të dorëzojë dorëheqjen e tij, por po ashtu tha se është i gatshëm të shërbejë si kryeministër në detyrë gjatë Lojërave Olimpike, që nisin në Paris më 26 korrik. Macron të hënën i kërkoi atij që të vazhdojë të mbajë postin e kryeministrit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit