Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon sot seanca ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Arma me të cilën u vra Liridona Ademaj ishte blerë nga Murseli teksa ky i fundit para trupit gjykues tha se armën e kishte blerë për shkak se i akuzuari tjetër në këtë rast Granit Plava i kishte thënë se mund ta shiste më shtrenjtë, transmeton KlanKosova.tv.
“Po. Sepse ai (Granit Plava) tha që e shet dyfish të nesërmën. Me atë qëllim e kam blerë”, tha Murseli.
Murseli tha nuk do të kishte përfitim nga kjo shitje, por qëllimi i tij ishte ta ndihmonte Plavën të cilin e kishte bashkëfshatar.
Para trupi gjykues Murseli tha se më vonë e kishte zbuluar që ajo armë ishte përdorur për ta vrarë Liridona Ademajn.






