-7.5 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Muriqi stërvitet me Mallorcan, gati për vikend

- Advertisement -

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi pritet t’i prijë sulmit të Mallorcas këtë vikend kundër Villarrealit.

Muriqi, të mërkurën i është bashkuar Mallorcas në stërvitje dhe nuk ka asnjë shqetësim, përkundër dyshimeve se kishte pësuar lëndim gjatë grumbullimit me Kosovën.

“Pirati” në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që Kosova i luajti me Rumaninë dhe Qipron u zëvendësua në pjesën e dytë, ndërsa realizoi dy gola për “Dardanët”.

Te Mallorca ishin të shqetësuar për gjendjen e tij, por Muriqi nuk ka shfaqur probleme gjatë seancës stërvitore me ekipin spanjoll.

Mallorca, të shtunën do të përballet me Villarrealin në kuadër të xhiros së pestë të La Ligas, ndërsa synon fitoren e dytë këtë sezon.

30-vjeçari ka 1 gol e 1 asistim në katër ndeshje kampionale me Mallorcan, ekip që renditet i dhjeti në tabelë me 5 pikë të tubuara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit