9.3 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

Muriqi sot rikthehet te Lazio, i nënshtrohet testeve mjekësore

- Advertisement -

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, sot pritet të rikthehet tek klubi i tij i mëparshëm Lazio.

Muriqi të hënën në ora 08:00 të mëngjesit do t’i nënshtrohet testeve mjekësore, raporton Tuttomercatoweb.

Ai dështoi të transferohet tek ekipi belg Club Brugge.

Arsyeja e kësaj besohet që 28 vjeçari nuk i ka kaluar teste mjekësore tek ky klub.

Sulmuesi kosovar së paku si qëndrojnë gjërat do t’i kthehet në dispozicion ekipit italian me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

Vedat Muriqi, gjashtë muajt e fundit ishte pjesë e ekipit spajoll Mallorca, duke qenë lojtar kyç për ta mbajtur në La Liga ekipin e tij.

Ai arriti të shënojë pesë gola.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit