Skuadrës së Mallorcas nuk i ka mjaftuar goli i Vedat Muriqit për të evituar humbjen nga Rayo Vallecano.
Të dielën, Mallorca u mposht 2:1 në udhëtim, në duelin që i takoi xhiros së 19-të në La Liga.
Muriqi luajti gjatë tërë ndeshjes për Mallorcan dhe realizoi në minutën e 30-të për të barazuar rezultatin në 1:1, por Rayo arriti ta fitojë këtë përballje.
Për Muriqin, ky është goli i tij i 11 sezonal në kampionat, ndërsa Mallorca mbetet në kuotën e 18 pikëve.
Te Mallorca gjatë tërë ndeshjes luajti edhe mbrojtësi Marash Kumbulla.






