9.6 C
New York
Wednesday, January 14, 2026

Buy now

Muriqi, nëntë gola larg rekordit të kamerunasit Eto’o

- Advertisement -

Me golin e shënuar vikendin e shkuar ndaj Rayo Vallecanos, Vedat Muriqi ka arritur shifrat e 45 golave në La Liga, rekordi i dytë më i mirë në historinë e Mallorcas.

Me këtë shifër, Muriqi ka barazuar Juan Arangon që ishte i dyti në listën e golashënuesve më të mirë të skuadrës spanjolle, dhe tani sulmuesi i Kosovës synon rekordin tjetër.

Muriqi është vënë pas rekordit të kamerunasit Samuel Eto’o, i cili me 54 gola të shënuar në kampionat, mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas.

Muriqit i duhen edhe nëntë gola për ta barazuar këtë rekord, ndërsa e kalon me dhjetë gola të shënuar dhe gjasat janë të mëdha që 31-vjeçari ta arrijë një gjë të tillë deri në fund të sezonit.

Muriqi ka treguar formë fantastike këtë sezon, ku ka shënuar 11 gola në 18 ndeshje kampionale dhe është i dyti në listën e golashënuesve më të mirë të La Ligas së bashku me Ferran Torresin e Barcelonës.

Deri më tani, Muriqi këtë sezon nuk ka arritur ti shënojë gola vetëm katër skuadrave, Athletic Bilbaos që është kundërshtari i radhës i Mallorcas, si dhe Real Sociedadit, Levantes e Oviedos.

Të ngjashme

Të fundit