Vedat Muriqi është pjesë e rregullt e Kombëtares së Kosovës që nga pranimi i saj në UEFA e në FIFA në vitin 2016 dhe që atëherë është bërë lojtar i rëndësishëm i rrugëtimit të Dardanëve, që nga fillimi e deri tash.
Tash, gati 10 vjet më pas, ylli i Mallorcas po mundohet ta çojë vendin e tij në Kampionatin e parë Botëror ndonjëherë.
Kosova do të luajë të enjten në gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit, ndërsa do të përballet me Sllovakinë.

Nëse e fiton këtë lojë, në finalen e madhe me Turqinë ose me Rumaninë do ta kërkonte kualifikimin historik në Kupën e Botës.
E 32-vjeçari e ka dhënë një intervistë për FIFA-n, përmes së cilët i ka shfaqur ëndrrat e tij, e më e madhja sigurisht se është kualifikimi në Botërorin 2026, pas së cilit do të pensionohej në vitet në vazhdim i lumtur pasi e kompleton misionin e tij në karrierë.
FIFA: Kosova është shumë pranë një momenti historik në rrugën drejt Kupës së Botës. Si e përjeton këtë situatë?
Vedat Muriqi: Është diçka shumë e veçantë për ne. E dimë sa shumë do të thotë për vendin dhe për tifozët tanë. Po punojmë fort si ekip dhe besojmë se mund të arrijmë diçka të madhe.
FIFA: Sa e rëndësishme është për ju personalisht ta përfaqësoni Kosovën në këtë fazë?
Vedat Muriqi: Për mua është nder i jashtëzakonshëm. Çdo herë që e vesh fanellën e Kosovës ndihem krenar dhe e jap maksimumin për ekipin dhe për popullin tonë.

FIFA: Skuadra ka bërë progres në vitet e fundit. Çfarë ka ndryshuar?
Vedat Muriqi: Mendoj se kemi fituar përvojë dhe besim. Lojtarët po luajnë në liga të forta dhe kjo ndihmon shumë kur mblidhemi në kombëtare.
FIFA: Çfarë mesazhi keni për tifozët e Kosovës?
Vedat Muriqi: Ata janë gjithmonë me ne. Mbështetja e tyre na jep motivim të madh dhe shpresojmë t’i bëjmë krenarë në ndeshjet që vijnë.
FIFA: Cili është objektivi i ekipit tani?
Vedat Muriqi: Që të vazhdojmë të luftojmë në çdo ndeshje dhe të japim gjithçka për të arritur një kualifikim historik.






