Muriqi “Lojtar i ndeshjes” në përballjen Mallorca – Rayo Vallecanos

- Advertisement -

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është shpallur lojtari më i vlerësuar në fitoren e RCD Mallorca ndaj Rayo Vallecano.

Pirati realizoi dy gola brenda katër minutash, duke elektrizuar tifozët vendas dhe njëkohësisht duke thyer rekordin e legjendës Samuel Eto’o, për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit në La Liga.

Sipas platformës SofaScore, Muriqi është vlerësuar me notën 7.9, më e larta në këtë përballje.

Përveç dy golave, ai regjistroi edhe 31 prekje të topit, realizoi një ndërhyrje dhe fitoi gjashtë duele nga 10 të tilla që provoi gjatë ndeshjes.

Me këtë paraqitje, Muriqi vazhdon garën për çmimin “Këpuca e Artë” në Spanjë, duke qenë në ndjekje të Kylian Mbappe.

Sulmuesi kosovar ka shënuar 21 gola, vetëm dy më pak se francezi, i cili aktualisht është pjesë e Real Madrid dhe po kalon një formë të luhatshme.

Të ngjashme

Të fundit