Muriqi: Jemi të gatshëm për çdo betejë

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Sllovakisë.

Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi tha se janë gati për çdo betejë, ndërsa nesër pret një ndeshje të barabartë.

“E dimë rëndësinë e ndeshjes. Kemi patur tri stërvitje të mira për neve. I dijmë pikët e dobëta dhe të forta të Sllovakisë. Nesër e pres një ndeshje të barabartë. Ne jemi të gatshëm për çdo betejë”, tha Muriqi

Kosova përballet me Sllovakinë nesër nga ora 20:45 në Bratisllavë në gjysmëfinalen e play-offit për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Të ngjashme

Të fundit