Muriqi: Jam krenar që jam kapiten i Kosovës në finalen historike

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës sot ka mbajtur konferencë për media, ku prezent ishte selektori i Kosovës Franco Foda dhe kapiteni dardan, Vedat Muriqi.

Muriqi u shpreh se është krenar që është kapiten i Kosovës në ndeshjen e madhe finale ndaj kombëtares  së Turqisë që do të zhvillohet nesër në stadiumin Fadil Vokrri më fillim nga ora 20:45.

“Jam krenar që jam kapiten i Kosovës në finalen historike, jemi të qetë dhe kemi atmosferë të shkëlqyeshme. Shpresojmë që nesër të kemi sukses”, ka thënë Muriqi.

Të ngjashme

Të fundit