Nuk ka triumf në Kupën e Mbretit për yllin kosovar, Vedat Muriqin.
Mallorca është mposhtur nga Athletic Bilbao pas ekzekutimit të penalltive, teksa rezultati pas 120 minutave ishte i barabartë
Rezultati pas 90 minutave është i barabartë, 1:1.
Mallorca e Vedat Muriqit e pati epërsinë në minutën e 21-të kur shënoi Rodriguez.
Por, Bilbao arriti të barazonte shifrat në minutën e 50-të nëpërmjet Sancet me një asist fantastik të Nico Williams.
E as pas vazhdimeve nuk pati gola të shënuar dhe penalltitë mbetën opsioni i fundit.
Vedat Muriqi e nisi mbarë për Mallorcan duke shënuar penalltinë e parë, por më pas dy herë gabuan bashkëlojtarët e tij.
Kësisoj, Athletic Bilbao i gëzohet Kupës së Mbretit, kurse pritja për Mallorcan për një triumf vazhdon. /Express/