![Muriqi gjen golin e parë të 2025-ës, por s’i mjafton për fitore Mallorcas Muriqi gjen golin e parë të 2025-ës, por s’i mjafton për fitore Mallorcas](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/05/vedat-muriqi-of-rcd-mallorca-1024x576-1.jpg)
Vedat Muriqi më në fund është rikthyer te golat në La Liga.
Sulmuesi kosovar shënoi sonte në ndeshjen e Mallorcas ndaj Osasunas.
“Pirati” e konvertoi me sukses goditjen e penalltisë në minutën e 81-të, për ta dërguar Mallorcan në epërsi.
Mirëpo në minutat e fundit të ndeshjes, gjithçka u rikthye në baraspeshë, me Boyomon e Osasunës që barazoi për 1-1.
Me këtë pikë të fituar, edhe Mallorca edhe Osasuna mbeten në pikë të njëjta në tabelë, me nga 31.
Osasuna zë vendin e nëntë në tabelë, derisa Mallorca të 10-tin.