6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Muriqi e thyen rekordin në Mallorca, më i shtrenjtë se Samuel Eto’o

- Advertisement -

Vedat Muriqi do të zyrtarizohet shumë shpejt si futbollist i ri i Mallorcas.

Sulmuesi kosovar do të bëhet prapë bashkë me klubin spanjoll, tek i cili la mbresa pozitive gjatë huazimit prej gjashtë muajsh, kur i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime në 16 ndeshje.

Me këtë rast, “Pirati” do të bëhet edhe futbollisti më i shtrenjtë që e ka blerë Mallorca në histori të saj, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.

Për të, Mallorca do t’i paguajë 8 milionë euro, por me bonuse shuma do të shkojë në 9,3 milionë.

Përfaqësuesi kosovar njëkohësisht do ta kalojë rekordin e deritashëm të Samuel Eto’o, të cilin Mallorca e kishte blerë për 7,2 milionë nga Real Madridi, kurse në pozitën e tretë ka përfunduar Aritz Aduriz, për të cilin klubi ishullor i kishte shpenzuar 6 milionë euro.

Muriqi ndërkohë do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, deri në verën e vitit 2026.

Gjithashtu, ai do të paguhet thuajse njëjtë si në Lazio, 2,2 milionë euro në vit.

Mallorca përfitoi nga dështimi i transferimit të lojtarit në Club Brugge, ku nuk i kaloi vizitat mjekësore.

Prizrenasin ndërkohë e kërkonin edhe Hull City në Angli dhe Galatasaray në Turqi.

Muriqi pritet ta marrë shumë shpejt rrugën drejt Spanjës për t’iu bashkuar Mallorcas, ku është bërë mjaft i dashur për tifozët.

Në ditët e fundit, 28 vjeçari ka ushtruar i vetëm, në pritje të risive për të ardhmen e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit