11.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Muriqi e ka mendjen veç te Turqia

- Advertisement -

Sulmuesi kosovar i Lazios nuk është i interesuar të transferohet as në Angli, e as në Francë e Rusi

Vedat Muriqi duket se e ka ndarë mendjen.

Sulmuesi kosovar e sheh të ardhmen e tij veç në futbollin turk.

27 vjeçari do të largohet këtë muaj nga Italia pasi nuk arriti të linte gjurmë në Lazio.

Për një vit e gjysmë prizrenasi ia doli t’i shënonte vetëm dy gola në fanellën “Biancocelesti”, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, Lazios i ka humbur durimi dhe ka vendosur ta shesë përfundimisht përfaqësuesin kosovar.

Këtë muaj, interesim për Muriqin kanë shfaqur klubet angleze si Leeds United, Hull City e West Bromwich Albion.

Ndërsa, në Francë atë e pëlqen Saint Ettiene e në Rusi, CSKA Moska.

Por, në mendjen e ish-futbollistit të Rizesporit qëndron vetëm Superliga turke, njoftojnë mediat italiane.

Ai dëshiron të rikthehet në Stamboll, ku e presin krahëhapur ish-klubi i tij, Fenerbahçe dhe Galatasaray, shkruan “Gazeta Express”.

Muriqi është duke e pritur një ofertë zyrtare nga ndonjëri prej gjigantëve turk.

Ai e kaloi pjesën më të mirë të karrierës në futbollin turk.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit