Vedat Muriqi ka folur në emër të Kombëtares së Kosovës mbrëmë gjatë vizitës që ua bëri kryeministri Albin Kurti në kampin ku janë të vendosur.
Sulmuesi kosovar e falënderoi kryeministrin për vizitën, ndërsa siguroi se ekipi ka përkushtim maksimal para finales së nesërme ndaj Turqisë.
Ylli i Mallorcas u zotua se ai me shokë do të mundohen që ta çojnë Kosovën në Botërorin 2026.
“Ne si gjithmonë e japim maksimumin dhe pa dyshim këtë e bëjmë për flamurin dhe shtetin tonë që të njihet sa më shumë në sytë e botës. Besoj fuqishëm se flamuri dhe shteti jonë do të jetë pjesë e Kupës së Botës në Amerikë. Së bashku jam i sigurt se do të arrijmë sukses”, theksoi Muriqi.






