![Muriqi asiston, Mallorca barazon Muriqi asiston, Mallorca barazon](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/05/FvEBU9uWwAEr4lM.jpg)
Vedat Muriqi në rolin e asistuesit në barazimin 1:1 ndaj Athletic Bilbao.
Ai e ka dëshmuar veten edhe ndaj Bilbaos, në barazimin e tyre në kuadër të xhiros së 32 në La Liga.
Futbollisti i Kosovës asistoi për Lee Kang-Inin në minutën e 58′, katër minuta pasi pësoi një lëndim të lehtë.
Megjithatë, Mallorca nuk mori pikët e plota, kjo pasi në kohën shtesë Bilbao barazoi shifrat.
Ishte Inaki Williams ai i cili tundi rrjetën e klubit të Muriqit.
Pas këtij barazimi Mallorca pozicionohen në vendin e 11 me 41 pikë, kurse Bilabo në të shtatin me 47 gjithsej.