Të shtunën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në zemër të Prishtinës, kombëtarja kosovare do të ballafaqohet me atë të Rumanisë.
Por djemtë tanë ndihen rehat për këtë ndeshje, dhe janë të bindur se do ta fitojnë.
Kështu u shpreh dhe portieri i kombëtares, Aro Muriq, i cili thotë se Rumania do të ketë ditë jo të lehtë në Kosovë.
“Të gjithë jemi këtu që në mëngjes, pra ka përgatitje të mirë. Të gjithë jemi në kohë. Duket që të gjithë janë gati për ndeshjet, dhe mezi presim t’i fitojmë”, u shpreh Muriq.
“Sigurisht që do të jemi të emocionuar të luajmë kundër Rumanisë, dhe mendoj se mund të marrim revansh tri herë ndaj tyre, dhe do të bëjmë gjithçka për t’i mposhtur, dhe t’i bëjmë të ndihen se do të kenë një ditë të vështirë në Kosovë”.
“Ndihemi shumë rehat dhe të sigurt”, tha tutje mbrojtësi i portës së Kombëtares së Kosovës.