Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi arriti që t’i ndalte “mbretërit”, duke mundësuar kështu barazimin e rezultatit.
I pari gol i “piratit” për këtë sezon, dhe loja e tij fantastike, bënë atë lojtarin e ndeshjes mes Real Madridit e Mallorcas.
Në një prononcim për mediat, Muriqi u shpreh se dikur Realin e shikonte vetëm nga televizori, por tani arriti t’iu shënonte gol.
“Real Madridi është ekip fantastik. Iu uroj atyre më të mirat. Dikur i shihja në televizor, tani arrita të shënoja kundër tyre. Unë kam vetëm respekt për ta”, tha Muriqi.