-4.7 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Muri i Madh kinez dëmtohet nga punëtorët që kërkonin një rrugë të shkurtër

- Advertisement -

Një pjesë e Murit të Madh të Kinës është dëmtuar rëndë nga dy punëtorë ndërtimi në provincën qendrore Shanxi, të cilët përdorën një ekskavator për ta gërmuar atë.

Policia thotë se dy personat dyshohet se kanë tentuar të krijojnë një rrugë të shkurtër për punimet e tyre.

Muri i Madh kinez dëmtohet nga punëtorët që kërkonin

Burri 38-vjeçar dhe gruaja 55-vjeçare po punonin pranë zonës së prekur.

Ata zgjeruan një zgavër ekzistuese të Murit të Madh në mënyrë që ekskavatori i tyre të mund të kalonte nëpër të.

Policia thotë se të dy shkaktuan “dëm të pakthyeshëm në integritetin e Murit të Madh Ming dhe në sigurinë e relikteve kulturore”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit