-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Murati zhytet thellë në hipoteza, paramendon se si “mund të jetë” lejuar vjedhja e 1.4 miliardë eurove

- Advertisement -

Përmes një grafikoni që pretendon të shndërrojë hipotezën e tij në fakt, Murati bëri një krahasim mes importit potencial dhe atij të deklaruar, kësisoji duke arritur te konkluzioni se “mund të jenë” vjedhur së paku 1.4 miliardë.

Postimi i plotë i Muratit:

Qysh vidhej buxheti i shtetit në qeverisjet e kaluara?

Në grafikonin më poshtë, me ngjyrë të kaltër është paraqitur importi i deklaruar 🔵 që ka hyrë në Kosovë, nëpër vite.

Ndërsa me ngjyrë të kuqe, është paraqitur importi potencial 🔴 për vitet e qeverisjeve paraprake, pra si do të dukej nëse edhe në ato vite do të luftohej e ndalohej kontrabanda sikurse në tri vitet (2021-2023) e qeverisjes sonë.

Kjo është bërë duke e llogaritur importin sa 61% e Bruto Produktit Vendor për vitet paraprake, aq sa është mesatarja e importit ndaj BPV-së për periudhën 2021-2023.

Diferenca në mes të importit të deklaruar, dhe importit potencial, e jep si rezultat edhe shifrën se sa mund të ketë qenë vlera e mallit që ka hyrë kontrabandë. Niveli i mallit kontrabandë, në grafikon është paraqitur me ngjyrë të gjelbër 🟢.

Për shembull, nëse në vitin 2015 importi i deklaruar në Doganë ka qenë 2.63 miliardë euro, gjasat janë që importi real ka qenë shumë më i lartë. Nëse e llogarisim me trendin e njëjtë sikurse në vitet 2021-2023, me 61% të BPV-së, importi real del të ketë qenë rreth 3.46 miliardë.

Kjo nënkupton që malli që ka hyrë kontrabandë në vitin 2015 ka qenë rreth 0.83 miliardë (3.46-2.63), apo saktësisht 827 milionë euro, siç edhe mund të shihet tek grafikoni me ngjyrë të gjelbër.

Kur mblidhen të gjitha vitet nga 2008 e këtej, del se malli potencialisht i kontrabanduar sipas të dhënave të paraqitura në grafikon, kap vlerën e 7.94 miliardë eurove.

Nëse ky mall nuk do të lejohej si kontrabandë, por do të deklarohej i tëri siç bëhet tani, vetëm TVSH-ja e mbledhur do të arrinte në 1.4 miliardë euro. E mos të flasim për tarifat doganore dhe akcizën, që me shumë gjasë një pjesë e madhe e këtij malli mund të ketë qenë mall akcizor.

Kjo njëkohësisht e demanton edhe pretendimin e opozitës që shpesh e dëgjojmë, se gjoja në Qeverinë Kurti është rritur importi. Grafikoni i paraqitur më poshtë e vërteton që në fakt importi nuk ka qenë i ulët as në të kaluarën, por kontrabanda ka qenë e lartë, dhe prandaj regjistrimi zyrtar e qet që ka pasur më pak import për ato vite.

Pra, së paku 1.4 miliardë euro, i janë vjedhur buxhetit duke mos inkasuar taksat për mallin që është futur kontrabandë. Kurse tani që kontrabanda po luftohet, e keni parë se si është rritur buxheti, nga viti në vit.

Një gjë interesante që vërehet nga grafikoni, e që e përforcon edhe më tej hipotezën e nivelit të lartë të kontrabandës, është se niveli i kontrabandës përkon edhe me ngjarje të caktuara që kanë ndodhur nëpër vite.

Me aq sa shihet, në periudhën 2008-2011, vërehet se ka nivel relativisht të ulët të kontrabandës. Dhe pastaj në vitin 2012 vërehet një rritje e përnjëhershme.

Viti 2012 përkon me skadimin e pavarësisë së mbikqyrur, dhe vitin kur kompetencat e plota ishin bartur tek qeveria vendore. Pra me heqjen e mbikqyrjes, Qeveria e asaj kohe shfrytëzon rastin për të lejuar kontrabandën, në dëm të buxhetit të shtetit.

Në vitin 2013 pastaj ka kapërcim edhe më të madh të nivelit të kontrabandës. Kjo përkon saktësisht me marrëveshjen e Brukselit për formimin e asociacionit, dhe shtruarjen e rrugës që pjesa veriore e vendit të lihej si vrimë e zezë.

Në këtë marrëveshje, përkundër këshillave nga partnerët ndërkombëtarë, Qeveria e Kosovës ishte dakorduar që ta shkatërronte parimin e Llogarisë së Vetme të Thesarit, duke pranuar që të hyrat nga pikat kufitare 1 dhe 31 të ndaheshin nga pjesa tjetër e buxhetit, dhe të dedikoheshin vetëm për 4 komunat e veriut të vendit.

Kjo ishte planifikuar që të funksiononte si mekanizëm për financimin e asociacionit, por që në fakt u shndërrua në mekanizëm të zhvatjes e vjedhjes së buxhetit, sepse duke pasur kontroll të papenguar në pjesën veriore të vendit, strukturat kriminale atje, në bashkëpunim me strukturat kriminale në jug të lumit Ibër, e kthyen atë zonë në vrimë të zezë për ekonominë dhe buxhetin e vendit, duke zhvilluar kontrabandë, kultivuar drogë, e mihur kriptovaluta.

E strukturat kriminale në veri liheshin të papenguara, sepse në fund të vitit 2014 Lista Serbe u bë pjesë e Qeverisë, dhe meqë qeveritë vareshin nga votat e tyre, Lista Serbe u bë faktor përcaktues për kastën e vjetër në politikën e vendit. Ky efekt vërehet edhe në grafikon, ku pas hyrjes së Listës Serbe në Qeveri, në vitin 2015 e këtej kemi rritjen e kontrabandës në nivele enorme.

Kjo vazhdoi deri në ardhjen e Qeverisë Kurti, kur pjesëmarrja e Listës Serbe në Qeveri u bë e panevojshme, dhe u pa se qeveria mund të vazhdojë edhe pa ta.

Dhe në vitin 2021, siç edhe mund të shihet nga grafikoni, me ardhjen në pushtet të Qeverisë Kurti, importi i deklaruar fillon t’i afrohet nivelit 61% të Bruto Prodhimit Vendor, si rezultat i luftës së pakompromis kundër kontrabandës, dhe shtrirjes së kontrollit në pjesën veriore të vendit, duke siguruar që importi deklarohet, por edhe taksat mblidhen.

Prandaj kemi dyfishim të të hyrave tatimore për vetëm 4 vite qeverisje.

Vazhdojmë!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit