11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Murati: UÇK-ja ka pasur përkrahje të jashtëzakonshme në qytetin e Prishtinës, dhe ky është realiteti

- Advertisement -

Ish-ushtari i UÇK-së, Valon Murati, sqaroi se si Prishtina, si çdo zonë tjetër, ka qenë në funksion të luftës dhe se ka mbajtur shumë refugjatë, ka dhënë ndihma dhe se Prishtina ka dhënë djem e vajza.

“Fakti pse në Prishtinë nuk ka pasur luftë të hapur, ka qenë edhe njëfarë vendimi politik i UÇK-së që Prishtina të mbahet si një zonë prej ku do të furnizohej. Gjatë tërë kohës së luftës, të gjitha zonat janë furnizuar nga Prishtina, me ndihma humanitare, me ushqim, etj.”, deklaroi Murati në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.

Tutje ai shtoi se kryeqyteti e ka pasur guerilën e parë që është quajtur “Rexhep Mala”, e cila ka qenë e LKÇK-së.

“Këtu është punuar, është bërë punë e jashtëzakonshme për mobilizimin e njerëzve dhe nuk duhet të akuzohet askush. Nuk ka shqiptar që ka qenë kundër luftës, ka arsye të shumta për t’iu bashkangjitur dikush ose jo luftës, por nuk bën ta bëjmë këtë ndarje se lufta është kulminacion i përpjekjeve shumë të gjata të shqiptarëve jo vetëm në Kosovë, sepse lufta çlirimtare edhe projekti i Kosovës së pavarur që erdhi pastaj, nuk është vetëm i kosovarëve, po i gjithë shqiptarëve, sepse këtë luftë e kanë ndihmuar të gjithë shqiptarët”.

“UÇK-ja nuk do të mund as të operonte pa Shqipërinë. Çdo gjë që Shqipëria ka bërë në atë kohë ka qenë kruciale për luftën në Kosovë. Në Kosovë kanë ardhur dhe kanë luftuar shqiptarët nga Maqedonia, Presheva, Shqipëria, Mali i Zi dhe ka pas karakter kombëtar. UÇK-ja ka pasur përkrahje të jashtëzakonshme në qytetin e Prishtinës, dhe ky është realiteti”, përfundoi Murati.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit