23.9 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Murati: U përpoqëm deri në orët e fundit të krijojmë institucionet

- Advertisement -

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, ka thënë se janë përpjekur deri në orët e fundit për të krijuar institucionet, fillimisht konstituimin e Kuvendit.

Por në hollin e Kuvendit, ai ka thënë se deputetët e ish-opozitës po refuzojnë të kryejnë obligimin kushtetues.

”Me keqardhje, deri në orët e fundit, pavarësisht përpjekjeve, shtysës tonë të krijohen institucionet, s’patëm sukses. E pamë që deputetët e opozitës sërish refuzuan të kryejnë obligimin e tyre kushtetues, që të votojnë. Nuk u është dhënë shansi deputetëve përmes votimit të fshehtë të krijoheshin institucionet e vendit”, u shpreh Murati

Të ngjashme

Të fundit